Ministri Çollaku priti ambasadoren e Turqisë në Kosovë

Prishtinë, 26. dhjetor 2014 – Ministri për Integrim Europian Bekim Çollaku priti në një takim Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Songül OZAN.

Ministri Çollaku, gjatë takimit njoftoi ambasadoren rreth punës, prioriteteve të MIE’së duke e venë theksin kryesor në procesin e liberalizimit te vizave dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Temë diskutimi ishte edhe fuqizimi i bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Turqisë në projekte të përbashkëta të interesit reciprok ndërshtetror.

Ministri Çollaku u shpreh mirënjohës për vizitën e ambasadores turke dhe për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Turqisë.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors