Prishtinë, 12 tetor 2015 – Ministri i Integrimit Evropian z. Bekim Çollaku, të hënën është nënshkruar në Librin e Zisë që u hap nga Ambasada e Turqisë në Kosovë, për nderë të viktimave të fundit të aktit terrorist në Turqi.
Ministri Çollaku ka ngushëlluar ambasadoren Kivilcim Kiliç, dhe të gjithë popullin e Turqisë, pas sulmit të së shtunës në Ankara që u mori jetën dhjetëra qytetarëve.
