Mbahet takimi vjetor monitorues i IPA-s

Prishtinë, 30 Nëntor 2016 – Sot nën bashkë-kryesimin e Ministrisë së Integrimit Evropian dhe Komisionit Evropian u mbajt takimi i rregullt i Komitetit Monitorues të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA).

Në takim u diskutua për qasjen sektoriale të programimit të fondeve të IPA-s, ku u theksua progresi që Kosova ka bërë në hartimin e dokumenteve strategjike për të gjithë sektorët për qasje në fondet e BE-së. Gjatë takimit, po ashtu u diskutua progresi i arritur në menaxhimin e projekteve të binjakëzimit, përgatitjet për mbështetjen direket buxhetore të BE-së, asistencën e BE-se për 4 komunat në veriun e Kosovës, programet e Bashkëpunimit Ndër-Kufitar si dhe sfidat në miratimin e legjislacionit që pengojnë zbatimin e projekteve të BE-së.

Ne fund u diskutuan hapat konkret për qasjen e Kosovës ne Programet e BE-se si dhe monitorimi dhe vlerësimi i zbatimit te projekteve te BE-se ne Kosovë.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors