Kuvendi miraton plotësim-ndryshimin e një ligji të domosdoshëm për liberalizmin e vizave

Prishtinë, 19 shkurt 2016 – Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e sotme plenare ka miratuar plotësim-ndryshimin e Ligjit për Prokurimin Publik.

Miratimi i plotësim-ndryshimit të këtij ligji i hap rrugë funksionalizimit të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik dhe njëherësh ofron masa shtesë ligjore të cilat sigurojnë pavarësinë funksionale të këtij institucioni, gjë që ishte pjesë e tetë rekomandimeve të fundit të Komisionit Evropian në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, falënderon deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për trajtimin me prioritet të të gjitha kërkesave që dalin nga procesi i liberalizimit të vizave.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors