Jeton Zulfaj është emëruar Kryenegociator i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian. Z. Zulfaj do të udhëheqë dhe koordinojë procesin e integrimit evropian të Kosovës.
Z. Zulfaj është emëruar gjithashtu Koordinator Kombëtar për Instrumentin për Reforma dhe Rritje (RGF).
Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është objektivi kryesor i qeverisë së Republikës së Kosovës.