Kryenegociator i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian dhe Koordinator Kombëtar për Instrumentin e Reformës dhe Rritjes, zhvilloi takimin e tij të parë nga marrja e mandatit me znj. Eva Palatova, Shefe në detyrë e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë. Ky ishte takimi i parë zyrtar nga fillimi i mandatit të z. Zulfaj.
Në takim ai rikonfirmoi përkushtimin strategjik të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Znj. Palatova e uroi z. Zulfaj për emërimin dhe rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për agjendën e reformave në Kosovë.
Diskutimi u përqendrua në gjendjen aktuale të procesit të integrimit dhe në zbatimin e Planit të Rritjes, duke theksuar se pas ratifikimit të marrëveshjeve, nevojiten përpjekje të qëndrueshme për zbatimin e veprimeve.
Z. Zulfaj theksoi se pret që mandati i tij të udhëhiqet nga rezultatet, duke nënvizuar rëndësinë e përmbushjes së plotë të të gjitha obligimeve të ndërmarra në kuadër të Planit të Rritjes. Ai shprehu gatishmërinë e Kosovës për të punuar në koordinim të ngushtë me institucionet e BE-së për të siguruar përparim të qëndrueshëm në reforma. I vetëdijshëm për vonesat, do të bëjmë maksimumin për të siguruar që çdo hap në Plan të Rritjes të përmbushet dhe se këtë moment të ri pres ta kthejmë në rezultate konkrete në procesin e integrimit, tha z. Zulfaj.
Në këtë drejtim ai veçoi marrjen e statusit të vendit kandidat dhe avancimin në proces të integrimit si objektiv kryesor të qeverisë. Z. Zulfaj e falënderoi znj. Palatova për vizitën dhe për bashkëpunimin.






