Ilazi: Të gjithë duhet të koordinohemi dhe zotohemi për zbatim të MSA-së

Ferizaj, 18 gusht2016 –Ministria e Integrimit Evropian, organizoi sot tryezë diskutimi nëKomunën e Ferizajt, me përfaqësues politik, përfaqësues të shoqërisë civile dheqytetarë me temë “Mundësitë dhe sfidat nëbashkëpunimin midis qytetarëve, qeverisë dhe shoqërisë civile në procesin eintegrimit evropian”.

Me këtë rast zëvendësministri i Integrimit Evropian, z.Ramadan Ilazi, theksoi rëndësinë e komunikimit të mirëfilltë të procesit tëIntegrimit Evropian për qytetarët e Kosovës, si hap kyç për avancimin ebashkëpunimit mes qytetarëve, qeverisë dhe shoqërisë civile.

Po ashtu njoftoi të pranishmit lidhur me ecurinë ezbatimit të prioriteteve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit. “MSA-jaështë një marrëveshje historike për të ardhmen e Kosovës ndaj së cilës duhet tëzotohemi dhe të koordinohemi të gjithë së bashku, përfshirë këtu komunat,shoqërinë civile dhe qytetarët në mënyrë që të zbatohet brenda afateve dukepërshpejtuar rrugën tonë drejt integrimit në BE”, ka thënë ndër të tjerazëvendësministri Ilazi.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors