Diskutohet progresi ne fushën e Bujqësisë dhe Sigurisë së Ushqimit

Prishtinë, 24.prill 2014 – Sot, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian organizuan takimin e Komisionit Ekzekutiv  ‘Bujqësia dhe Peshkataria’ mbi temat:

1. Bujqësia,
2. Zhvillimi Rural, dhe
3. Siguria Ushqimore.

Gjatë takimit, MIE prezantoi draft kontributin për Raportin e Progresit 2014.

 

Pjesëmarrësit u dakorduan për progresin e arritur sipas fushave në vijim:

Bujqësia dhe Zhvillimi Rural – u konfirmua progresi i arritur me miratimin e udhëzimeve administrative dhe rregulloreve të ndryshme. Sa i përket politikave, u konfirmua progres me programimin e masave për vitin 2014, miratimin e Planit Menaxhues për Pyjet dhe Inventarizimin e Pyjeve. Gjithashtu, u konfirmua implementimi i projekteve në lëmin e ujitjes dhe Grupeve Lokale të Veprimit. Në lidhje me zhvillimet institucionale, u konfirmua progresi i arritur me themelimin e Këshillit Kombëtar të Verërave dhe akreditimin e Laboratorit të Verërave. Në drejtim të ngritjes së kapaciteteve profesionale, është arritur progres me pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm të zyrtarëve të MBPZHR dhe AUV në trajnime të ndryshme në fushën e bujqësisë dhe sigurisë ushqimore.

 

Siguria Ushqimore – u shënua progres në fushën e legjislacionit dhe politikave me miratimin e rregulloreve dhe Procedurave për Standardet e Operimit, si dhe me miratimin e Planit Kombëtar për Kontrolle Zyrtare dhe Monitorim të Shëndetit të Kafshëve. Poashtu, është vlerësuar si progres emërimi i Bordit Drejtues dhe Këshillit Shkencor të AUV-së, si dhe akreditimi i Laboratorit të Ushqimit dhe Veterinarisë.

Kontributi për Raportin e Progresit do të i dorëzohet Komisionit Evropian zyrtarisht me 2 maj 2014. Kjo do të përbënë kontributin e parë të institucioneve për vitin 2014, ndërsa kontributi i dytë dhe final do të dorëzohet me 1 shtator 2014.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors