Diskutohet draft Raporti i Progresit 2013

Bruksel, 4-5 shtator 2013 – Në Bruksel u mbajt takimi koordinues ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Evropian në kuadër të finalizimit të Raportit të Progresit 2013 dhe përgatitjeve për fillimin e negociatave për MSA.

Gjatë takimit, u diskutuan të gjeturat dhe rekomandimet e draft Raportit të Progresit për vitin 2013. Në veçanti u diskutua progresi dhe sfidat në kuadër të kritereve politike, ekonomike dhe standardeve Evropiane. Diskutim i veçantë u zhvillua rreth permbushjes së kritereve afatmesme të Studimit të Fizibilitetit.

Poashtu gjatë vizitës, u diskutua edhe progresi për nisjen e negociatave për MSA dhe hapat organizativ te radhës rreth negociimit të MSA-së.

Delegacioni i Kosovës ka qenë i udhëhequr nga dy negociatorët e emëruar, z. Gëzim Kasapolli, Zëvendës Ministër i Integrimit Evropian dhe z. Bernard Nikaj, Zëvendës Ministër i Tregtisë dhe Industrisë.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors