Delegacioni kosovarë takohet me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk

Nju Jork, 28 shtator 2015 – Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, pjesë e delegacionit të Kosovës në Nju Jork në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, është  takuar sot me presidentin e Këshillit Evropian, z. Donald Tusk.

Me Presidentin Tusk, kanë diskutuar një mori çështjesh që kanë të bëjnë me integrimin evropian të Kosovës, reformat e vështira që Kosova ka ndërmarrë këtë vit dhe përkushtimin e Kosovës për marrëdhënie të mira fqinjësore.

Delegacioni kosovarë gjithashtu zhvilloi takim edhe me Kryeministrin e Luksemburgut, z. Xavier Bettel.

Në të dyja takimet pranuan mbështetje për agjendën evropiane të Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors