Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha takoi drejtuesit e KfW, Kemi nevojë për përkrahje të projekteve infrastrukturore.

10 Tetor, 2018

Prishtinë 10 Tetor 2018 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha priti në takim Z. René Eschemann, Drejtorin e Bankës kreditore për Rindërtim, KfW, njërën nga bankat më të fuqishme gjermane, dhe me këtë rast, diskutoi për projektet e kësaj banke në Kosovë.

KfW është bankë shumë kredibile e cila ka mbështetur Kosovën me projekte kapitale me interes të veçantë publik, theksoi Ministrja Hoxha, duke theksuar se projektet që po i mbështet kjo bankë, janë të domosdoshme për qytetarët dhe procesin që po kalon Kosova.

Rëndësia e mbrojtjes dhe rregullimit të ambientit, trajtimi i ujërave si dhe krijimi i vendeve të reja të punës nëpërmjet këtyre veprimtarive publike, theksoi Ministrja Hoxha, janë të një rëndësie edhe për procesin e zbatimit të MSA-së, plotësimin e kritereve dhe standardeve integruese. Ministrja kërkoi që KfW të ofroj lehtësirat maksimale që projektet e rëndësishme infrastrukturore të realizohen në Kosovë, si ato të energjisë, ambientit dhe ujit të pijes.

Z. René Eschemann, theksoi se KfW si një institucion i fuqishëm financiar, në Kosovë ka në fokus projektet e rëndësisë së veçantë si uji i pijes, kujdesi ndaj trajtimit të ujërave të zeza, por edhe ruajtjen e shëndetit publik nëpërmjet këtyre veprimtarive. Ajo theksoi se Kosova do të jetë e privilegjuar sa i takon bashkëpunimit për projektet e rëndësishme të cilat ndikojnë në procesin integrues si ruajtja e ambientit, kursimi i energjisë si dhe energjia e ripërtërishme.

Last modified: 8 Gusht, 2022

3 Responses to " Ministrja Hoxha takoi drejtuesit e KfW, Kemi nevojë për përkrahje të projekteve infrastrukturore. "

  1. … [Trackback]

    […] Read More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-takoi-drejtuesit-e-kfw-kemi-nevoje-per-perkrahje-te-projekteve-infrastrukturore/ […]

  2. sahabat qq thotë:

    … [Trackback]

    […] Read More here on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-takoi-drejtuesit-e-kfw-kemi-nevoje-per-perkrahje-te-projekteve-infrastrukturore/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Find More on to that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-takoi-drejtuesit-e-kfw-kemi-nevoje-per-perkrahje-te-projekteve-infrastrukturore/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *