Integrimi Evropian

Ministrja Hoxha në takim me Ministrin Bejtush Gashi: Të shtojmë angazhimin e përbashkët për liberalizimin e suksesshëm të vizave

27 Gusht, 2018

Prishtinë, 27 Gusht 2018 –Këtë vit presim liberalizimin e vizave, për këtë ne kemi filluar informimin e qytetarëve për këtë proces tejet të rëndësishëm, se çka është e çka nuk është liberalizimi, të mirat e lëvizjes së lirë dhe sfidat duke pasur në fokus të rinjtë tanë, theksoi Ministrja Hoxha.

Në takim me Ministrin e Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, Ministrja Hoxha diskutoi për liberalizimin e vizave, migrimin ilegal si dhe masat parandaluese të këtij fenomeni negativ. “Ne zotimet tona i kemi realizuar, duke shtuar përkushtimin në të gjitha nivelet, në pajtim me afatet që ta realizojmë me sukses fillimin e lëvizjes së lirë për qytetarët tanë.

Informimi i mirë, me të gjitha strukturat e qytetarëve tanë, në veçanti me të rinjtë tanë, do të ulë rrezikun e keqpërdorimit të këtij procesi”, theksoi Ministrja Hoxha, duke shtuar se me koordinim sa më të mirë dhe angazhim të shtuar, presim të realizohet ky proces me sukses.

Ministrja Hoxha dhe Ministri Gashi u dakorduan se procesi i integrimit do fuqizuar, duke zbatuar zotimet e masave të Planit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së si dhe reformat tjera në këtë proces, duke përafruar vendin me vlerat integruese.

Last modified: 8 Gusht, 2022

One Response to " Ministrja Hoxha në takim me Ministrin Bejtush Gashi: Të shtojmë angazhimin e përbashkët për liberalizimin e suksesshëm të vizave "

  1. … [Trackback]

    […] Here you can find 4124 additional Info on that Topic: integrimievropian.rks-gov.net/ministrja-hoxha-ne-takim-me-ministrin-bejtush-gashi-te-shtojme-angazhimin-e-perbashket-per-liberalizimin-e-suksesshem-te-vizave/ […]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *