Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Ministrja Çitaku denon sulmin qëllimkeq ndaj varrezave ortodokse

22 Janar, 2013

Prizren, 22 janar 2013 – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku sot ka vizituar komunën e Prizrenit, me këtë rast zonja Çitaku ka dënuar fuqishëm demtimin e varrezave ortodokse që kanë ndodhur gjatë këtyre ditëve të fundit në lokacione të ndryshme në Kosovë, sidomos në Prizren. Ministrja Çitaku ishte e shoqëruar nga zëvendës kryeministri z Sllobodan Petroviq, Përfaqësuesi Special dhe Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Samuel Zbogar.

 

Gjatë kësaj vizite, delegacioni u takua me kryetarin e komunës së Prizrenit z. Ramadan Muja, dhe me përfaqësuesit e Kishës Ortodokse në Prizren me të cilët biseduan për incidentet më të fundit në komunën e Prizrenit, ku të gjithë së bashkudënuan fuqishëm këto akte të dhunës. Gjithashtu, Ministrja potencoi rendësinë e informimit të opinionit kundër migrimit ilegal dhe azil kërkimit, por njëkohësisht u diskutua edhe për Ri-integrimin e përsonave të Riatdhesuar, kritere këto që nëse menaxhohen si duhet i kontribuojnë procesit, por nëse jo dëmtojnë avansimin drejt Liberalizimit të Vizave për Kosovën.

 

Ndër të tjera Ministrja Çitaku tha se “avansimi drejt integrimit Evropian është për të mirën e Kosovës dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve tanë. Njëkohësisht  edhe dialogu me Sërbinë është pjesë e përmirësimit të marrëdhënieve fqinjësore, që është edhe kriter për tu integruar në Bashkimin Evropian.”

 

Ndërsa Kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Muja tha se “ai dënon këtë akt dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve që maksimalishtë të punojnë në përmbushjen e detyrave të tyre si komunë, duke kontribuar në agjendën Evropiane”. Ai gjithashtu shtoi se “Komuna e Prizrenit ka një nivel të lartë të përgatitjes së personelit për të menaxhuar riintegrimin e personave të riatdhesuar në këto fusha.”

 

Last modified: 16 Gusht, 2022