Ministri Çollaku pret në takim ish Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar Feith

Prishtinë, 10 maj 2016 – Ministri i Integrimit Evropian z.Bekim Çollaku, ka pritur sot në takim ish diplomatin dhe ish Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar dhe Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian në Kosovë z.Pieter Feith.

Ministri Çollaku duke e cilësuar z.Feith si mik të Kosovës e ka falënderuar për punën e tij në Kosovë duke kontribuar në proceset shtetëndërtuese si dhe përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë së vendit.

Ministri e ka informuar Z. Feith për zhvillimet në Kosovë që nga përfundimi i pavarësisë së mbikëqyrur në 2012, me theks të veçantë në përparimet që vendi i ka bërë në rrugën e vetë euroatlantike.

Gjatë takimit bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe për hapat e ardhshëm  në agjendën evropiane të Kosovës.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors