Ministri Çollaku informon ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së mbi përmbushjen e tetë rekomandimeve të fundit në procesin e liberalizimit të vizave

Prishtinë, 3 shkurt 2016 – Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, është takuar sot me ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së, me ftesë të Zyrës së BE-së në Kosovë.

Gjatë këtij takimi ministri Çollaku, ka informuar ambasadorët, rreth përmbushjes së tetë rekomandimeve të fundit në procesin e  liberalizimit të vizave dhe hapave të radhës që priten, në javët e ardhshme.

Ndërsa ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së, kanë vlerësuar përkushtimin e  institucioneve kosovare përgjatë gjithë procesit duke konfirmuar mbështetjen e shteteve të tyre përkatëse në këtë drejtim.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors