IPA III

Ndryshe nga programet pararendëse, me IPA III nuk alokohen fonde të fiksuara për secilin shtet të rajonit por bazohet në kapacitetet shtetërore për të kryer reformat e nevojshme për integrimin evropian si dhe në maturimin e projekteve me të cilat aplikojnë shtetet. IPA III është themeluar me Rregulloren e BE-së në vitin 2021. Korniza e programimit 2021-2027 pasqyron objektivat specifike të Rregullores dhe fokusohet në prioritetet e procesit të zgjerimit sipas pesë dritareve tematike, të cilat pasqyrojnë grupimet e kapitujve negociues sipas metodologjisë së rishikuar të zgjerimit. Dritarja 1: Sundimi i ligjit, të drejtat themelore dhe demokracia Dritarja 2: Qeverisja e mirë, përafrimi me acquis të BE-së, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe komunikimi strategjik Dritarja 3: Agjenda e gjelbër dhe konektiviteti i qëndrueshëm Dritarja 4: Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse Dritarja 5: Bashkëpunimi territorial dhe ndërkufitar Marrëveshja kornizë ndërmjet Kosovës dhe BE-së për zbatimin e IPA III
Marrëveshjet financiare vjetore ndërmjet Kosovës dhe BE-së
 IPA 2021  IPA 2022  IPA 2023
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors