Ngjashëm me IPA I, IPA II është bazuar në alokime për secilin shtet, duke përfshirë edhe alokimet për secilin vit programues. Mirëpo, është hequr diferencimi sipas statusit të vendit kandidat dhe janë hequr komponentët për IPA, ashtu që secili vend ka pasur qasje të barabartë, pa dallim, në të gjitha objektivat e politikave (që kanë zëvendësuar komponentët). Është shtuar kriteri i performancës bazuar në të cilin është rritur ose zvogëluar ndihma e BE-së për secilin shtet. Për programet IPA 2014-2020, për Kosovën janë planifikuar 602 milionë euro
Fondet e zotuara nga BE për Kosovën me IPA II (në miliona euro) për programet kombëtare vjetore
| 2014 | 2015 | 2016 | 2017 | 2018 | 2019 | 2020 | 2014-2020 |
| 66.75 | 82.1 | 73.86 | 78.16 | 91.3 | 89.3 | 91.7 | 573.1 |
Marrëveshja kornizë ndërmjet Kosovës dhe BE-së për zbatimin e IPA II
Fondet e IPA II janë ende në zbatim e sipër, dhe pritet të kontribuojnë në arritjen e rezultateve të renditura në sektorët prioritarë të mëposhtëm:
Reformimi i shërbimit civil (përmirësimi i besueshmërisë, transparencës, llogaridhënies); ofrimi më efikas i shërbimeve publike; themelimi i institucioneve demokratike, forcimi i demokracisë ekzistuese (qeverisja lokale, Kuvendi, organet e pavarura mbikëqyrëse).
Forcimi i shtetit ligjor; luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar; zbatimin e ligjit për të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen dhe përfshirjen e grupeve të pakicave dhe vulnerabël.
Reformimi i sektorit të energjisë për të trajtuar problemet kryesore shëndetësore dhe mjedisore; sigurimi i një furnizimi të besueshëm dhe të qëndrueshëm me energji; përdorim më i madh i energjive të rinovueshme; përafrimi me ligjin e BE-së për energjinë.
Hartimi dhe zbatimi i politikave të konkurrencës; ofrimin e shërbimeve publike që plotësojnë nevojat e sektorit privat.
Arsimi, punësimi dhe politikat sociale
Përmirësimi i funksionimit të tregut të punës; ngritja e standardeve arsimore; promovimi i zhvillimit të aftësive; ristrukturimi i sistemit të mirëqenies sociale.
Rritja e konkurrencës në bujqësi dhe prodhimtari ushqimore dhe ngritja e standardeve të sigurisë ushqimore; përmirësimi i standardeve të jetesës në komunitetet rurale, ndërtimi i një ekonomie rurale rezistente ndaj klimës.
Përmirësimi i marrëdhënieve rajonale dhe fqinjësore përmes programeve të bashkëpunimit ndërkufitar.
IPA 2019, pjesa e dytë, Objektivi 1
Ndërtesa e Qeverisë, Sheshi “Nëna Terezë”
2025 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Integrimi Evropian