Divizioni për Monitorim dhe Raportim

  1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Monitorim dhe Raportim janë:
1.1. Hartimi i metodologjisë së përgjithshme sa i përket monitorimit dhe raportimit dhe bashkëpunimit për zhvillim të BE-së dhe donatorëve të tjerë; 1.2. Koordinimi i procesit të monitorimit dhe raportimit mbi punën e strukturave të koordinimit të donatorëve, në bashkëpunim me Divizionin për Administratën Publike dhe Sundimin e Ligjit dhe Divizionin për Zhvillim Ekonomik dhe Social; 1.3. Menaxhimi dhe mirëmbajtja e bazës së të dhënave dhe sistemit informativ në lidhje me koordinimin e donatorëve; 1.4. Ofrimi i mbështetjes për zhvillimin e programeve të ngritjes së kapaciteteve, lidhur me procesin e koordinimit të bashkëpunimit për zhvillim.
  1. Udhëheqësi i Divizionit për Monitorim dhe Raportim i raporton Drejtorit të Zyrës.
  2. Numri i të punësuarve në Divizionin për Monitorim dhe Raportim është tre (3).
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors