Zëvendësministri Ilazi pret në takim drejtorin Krum nga Fondacioni Fredrich-Ebert

Prishtinë, 22 shtator – Zëvendësministri i Integrimit Evropian, z. Ramadan Ilazi, priti sot në takim Dr. Reinhard Krum, drejtor i Departamentit për Evropën Lindore dhe Qendrore në Fondacionin Fredrich-Ebert, me të cilin diskutuan për nevojën e rritjes së shkëmbimit midis Kosovës dhe Gjermanisë.

Zëvendësministri Ilazi, e njoftoi z. Krum për procesin e integrimit evropian të Republikës së Kosovës, përkatësisht për punën që institucionet e vendit kanë bërë në plotësimin e kushteve për liberalizim të vizave.  “Kosova tani pret që të merr një rekomandim për liberalizim të vizave deri në fund të vitit mbi bazën e meritës për reformat që ka ndërmarr”, ka thënë zëvendësministri.

Po ashtu gjatë takimit zëvendësministri Ilazi theksoi rëndësinë qenësore që procesi i integrimit evropian ka për paqen dhe stabilitetin në vend dhe rajon si dhe vlerësoi lart punën e Fondacionit Fredrich-Ebert në Kosovë duke shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të fondacionit për Kosovën.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors