Zëvendësministri Ilazi priti në takim lamtumirës ambasadoren e Francës Maryse Daviet

Prishtinë, 15 shtator 2016 – Zëvendësministri i Integrimit Evropian z. Ramadan Ilazi, priti sot në takim lamtumirës  ambasadoren e Francës në Kosovë, znj.Maryse Daviet.

Zëvendësministri Ilazi, ka falënderuar ambasadoren Daviet për kontributin e saj në Kosovë, e posaçërisht në avancimin e agjendës evropiane për Kosovën.

Duke i vlerësuar të shkëlqyera raportet mes të dyja shteteve, zëvendësministri Ilazi shprehu gatishmërinë e institucioneve dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin me Francën.

Në fund të takimit, zëvendësministri Ilazi i uroi shumë suksese znj. Daviet në angazhimin e saj të ri.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors