Ministrja Hoxha mbjell pemën te “Handikos”, Për gjithëpërfshirjen e personave me nevoja të veçanta në shoqëri

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, pas sfidës së shprehur nga aksioni “Mbill një pemë”, është përgjigjur duke mbjell një pemë në oborrin e organizatës “Handikos”, me “mesazhin e rëndësisë së gjithëpërfshirjes së personave me nevoja të veçanta në shoqërinë tonë”.

Ministrja Hoxha ka shkruar se duhet të bëjmë përpjekje më të mëdha për përfshirjen e tyre të plotë dhe të barabartë në të gjitha sferat e jetës.

Ja postimi i Ministres Hoxha në fb:

“I bashkohem fushatës vetëdijesuese për mbrojtjen e ambientit duke mbjellë pemën në oborrin e organizatës “Handikos” dhe duke përçuar mesazhin e rëndësisë së gjithëpërfshirjes së personave me nevoja të veçanta në shoqërinë tonë – si vlerë e shtuar e shoqërisë.

Ne duhet të bëjmë përpjekje më të mëdha për përfshirjen e tyre të plotë dhe të barabartë në të gjitha sferat e jetës.

Për të vazhduar sfidën e mbjelljes së një peme, nominoj zonjat: Natalyia Apostolova, Blerta Deliu-Kodra, Feride Rushiti, Valdete Idrizi dhe Afërdita Mikullovci.”

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors