Takim me Eurodeputetin holandez, z. Thijs Reuten

Eurodeputeti holandez, z. Thijs Reuten, ishte një ndër zërat më të fuqishëm në mbështetje të liberalizimit të vizave për Kosovën. Në cilësinë e raportuesit të Parlamentit Evropian për këtë proces, ai luajti një rol të rëndësishëm në heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës për të udhëtuar në zonën Schengen.

Sot, Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, z. Jeton Zulfaj, zhvilloi takim me eurodeputetin Reuten në Parlamentin Evropian në Bruksel, ku e falënderoi për angazhimin dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe rrugëtimit të saj drejt Bashkimit Evropian.

Kryenegociatori Zulfaj theksoi se avancimi i Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në BE është në interes të përbashkët të Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Procesi i zgjerimit duhet bazuar në merita, sundimin e ligjit dhe respektimin e vlerave themelore të BE-së, të përcaktuara në nenin 2 të Traktatit për Bashkimin Evropian si dhe përmes linjëzimit të plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së.

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors