Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, SH.T. Rainer Rudolph

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, SH.T. Rainer Rudolph.

Z. Zulfaj e falënderoi Ambasadorin Rudolph për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës, duke theksuar lidhjen me vlerat e përbashkëta dhe marrëdhëniet ndërmjet qytetarëve, që forcohen nga mërgata jonë në Gjermani.

Ai vlerësoi rolin e rëndësishëm të Gjermanisë në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe në integrimin ekonomik të rajonit përmes Procesit të Berlinit. Në takim u diskutua gjithashtu ecuria e reformave në kuadër të Planit të Rritjes.

Z. Zulfaj theksoi rëndësinë e marrjes së statusit të vendit kandidat dhe hapjes së negociatave për anëtarësim, duke nënvizuar se për Kosovën anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk është thjesht një akt formal, por një proces transformues që forcon demokracinë, rrit ekonominë dhe rritë mirëqenien e qytetarëve. Kosova është e interesuar dhe e investuar plotësisht në këtë proces dhe mbështetja e Gjermanisë është e rëndësishme për ta shtyrë atë përpara.

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors