Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, z. Jeton Zulfaj, takoi znj. Valentina Superti, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore të Komisionit Evropian

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, z. Jeton Zulfaj, takoi znj. Valentina Superti, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore të Komisionit Evropian.

Progresi në zbatimin e Agjendës së Reformave të Planit të Rritjes, aplikimi për anëtarësim në SEPA, heqja e tarifave të roaming-ut përmes nismës “Roam Like at Home” dhe statusi i vendit kandidat ishin ndër temat e diskutimit.

Me institucionet tashmë të konstituuara dhe me mandat të plotë, Kosova synon të përshpejtojë zbatimin e reformave.

Gjatë takimit, z. Zulfaj e njoftoi znj. Superti se të gjithë hapat legjislativë që nuk u përmbyllën brenda afatit të qershorit për shkak të bllokadës në Kuvend i janë rikthyer Kuvendit për miratim. Ai theksoi gjithashtu se hapi i fundit drejt anëtarësimit në SEPA, përkatësisht miratimi i Projektligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, kaloi dje në Komisionin për Buxhet dhe pritet të votohet nesër në seancë plenare. Anëtarësimi në SEPA pritet të kursejë mbi 55 milionë euro në vit përmes uljes së kostove të transfereve ndërkombëtare.

Progresi i Kosovës në procesin e anëtarësimit në BE duhet të shoqërohet edhe me hapa konkretë dhe të matshëm nga ana e BE-së, përkatësisht me dhënien e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim.

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors