Me qëllim të informimit të qytetarëve për ecurinë e zbatimit të Agjendës së Reformave dhe Planit të Rritjes, Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, z. Jeton Zulfaj, zhvilloi sot një seri intervistash dhe debatesh në media

Me qëllim të informimit të qytetarëve për ecurinë e zbatimit të Agjendës së Reformave dhe Planit të Rritjes, Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, z. Jeton Zulfaj, zhvilloi sot një seri intervistash dhe debatesh në media.

Gjatë ditës, ai ishte pjesë e intervistave në KosovaPress, podcastin “Përballje” në Telegraf dhe emisionin “Tempus” në T7, të cilat do të transmetohen në vijim.

Në këto diskutime, Kryenegociatori Zulfaj trajtoi progresin e deritanishëm në zbatimin e reformave, mundësitë që sjell Plani i Rritjes për Kosovën, sfidat në proces, si dhe ritmi i zbatimit të reformave.

Falënderojmë mediat për hapësirën e ofruar dhe bashkëpunimin, si dhe panelistët për debatin.

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors