Në Vjenë, para fillimit të Forumit Ekonomik të Vjenës dhe krahas takimit ndërmjet Kryeministrit Albin Kurti dhe Kancelarit Federal Christian Stocker, Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, z. Jeton Zulfaj, takoi Ministren Federale për Evropë, Integrim dhe Familje të Austrisë, znj. Claudia Bauer.

Në takim u diskutua për momentumin e ri të zgjerimit të Bashkimit Evropian, progresin e Kosovës në reforma dhe rëndësinë e një procesi të bazuar në merita, për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Z. Zulfaj nënvizoi se Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandidat dhe për hapjen e negociatave të anëtarësimit, duke theksuar se avancimi i Kosovës në procesin e anëtarësimit është në interes të Kosovës, të Bashkimit Evropian dhe të sigurisë rajonale.

Kryenegociatori Zulfaj e falënderoi Ministren Bauer për shkëmbimin konstruktiv, mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për Kosovën dhe rolin e saj proaktiv në mbështetje të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors