Departamenti i Politikave Sektoriale
- Zyra për Politikat Sektoriale (ZPS) është njësi organizative në kuadër të Zyrës së Kryeministrit e cila ka për mision të mbështesë përafrimin e politikave sektoriale të Republikës së Kosovës me ato të Bashkimit Evropian duke koordinuar dialog gjithëpërfshirës dhe të vazhdueshëm mes dy palëve si dhe duke bërë monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të politikave dhe kritereve të BEsë në kuadër të Kriterit të tretë të Kopenhagës dhe kapitujve përkatës negociues.
- Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrës për Politikat Sektoriale janë:
2.1. Koordinimi i procesi të stabilizim-asociimit, në kuadër të kapitujve negociues 10, 11, 12, 13, 14, 15, 21 dhe 27, dhe koordinon punën e Nën-komiteteve përkatëse të MSA me BE-në;
2.2. Koordinimi i strukturave negociuese qeveritare në fushën e integrimit evropian, në kuadër të kapitujve negociues 10, 11, 12, 13, 14, 15, 21 dhe 27;
2.3. Koordinimi i përgatitjes, zbatimit dhe monitorimit të dokumenteve të Qeverisë në fushën e integrimit evropian, në kuadër të kapitujve negociues 10, 11, 12, 13, 14, 15, 21 dhe 27;
2.4. Koordinimi i raportimit të rregullt për Komisionin Evropian, në kuadër të kapitujve negociues 10, 11, 12, 13, 14, 15, 21 dhe 27;
2.5. Pjesëmarrja në hartimin e politikave dhe mbështetja përmes opinioneve për harmonizimin e kornizës së politikave në kuadër të kapitujve negociues 10,11,12,13,14,15,21 dhe 27;
2.6. Ofrimi i mbështetjes për avancimin institucional për zbatimin e legjislacionit të BE-së (Acquis), në kuadër të kapitujve negociues 10, 11, 12, 13, 14, 15, 21 dhe 27;
2.7. Përkrahja dhe mbështetja për procesin e përafrimit të kapitujve përkatës të Acquis, në kuadër të kapitujve negociues 10, 11, 12, 13, 14, 15, 21 dhe 27.
- Zyra për Politikat Sektoriale kryen edhe detyrat dhe përgjegjësitë tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi dhe detyrat e përcaktuara nga Kryeministri dhe Sekretari i Përgjithshëm i ZKM-së.
- Drejtori i Zyrës për Politikat Sektoriale i raporton dhe i përgjigjet Sekretarit të Përgjithshëm.
- Në kuadër të kësaj Zyreje bëjnë pjesë divizionet si në vijim:
5.1. Divizioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Siguri të Ushqimit; dhe
5.2. Divizioni për Mjedis, Energji dhe Transport.
- Numri i të punësuarve në kuadër të Zyrës për Politikat Sektoriale është shtatë (7).