Zyra për Kriteret Politike
-
- Zyra për Kriteret Politike (ZKP) është njësi organizative në kuadër të Zyrës së Kryeministrit e cila ka për mision të mbështes përafrimin e politikave të Republikës së Kosovës me ato të Bashkimit Evropian duke kooordinuar dialog gjithëpërfshirës dhe të vazhdueshëm mes dy palëve si dhe duke bërë monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të politikave dhe kritereve të BE-së në kuadër të kritereve politike të Kopenhagës dhe kritereve të Madridit.
- Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrës për Kriteret Politike janë:
2.1. Koordinimi i procesit të stabilizim-asociimit, në kuadër të kritereve politike të Kopenhagës (përfshirë luftën kundër korrupsionit, të drejtat e njeriut dhe të pakicave), të kritereve të Madridit dhe kapitujve negociues 23, 24, 31 dhe 34, dhe koordinon punën e Nën-komiteteve përkatëse të MSA me BE-në
2.2. Koordinimi i strukturave negociuese qeveritare në fushën e integrimit evropian, në kuadër të kritereve politike të Kopenhagës (përfshirë luftën kundër korrupsionit, të drejtat e njeriut dhe të pakicave), të kritereve të Madridit dhe kapitujve negociues 23, 24, 31 dhe 34;
2.3. Koordinimi i përgatitjes, zbatimit dhe monitorimit të dokumenteve të Qeverisë në fushën e integrimit evropian, në kuadër të kritereve politike të Kopenhagës (përfshirë luftën kundër korrupsionit, të drejtat e njeriut dhe të pakicave), të kritereve të Madridit dhe kapitujve negociues 23, 24, 31 dhe 34;
2.4. Koordinimi i raportimit të rregullt për Komisionin Evropian, në kuadër të kritereve politike të Kopenhagës (përfshirë luftën kundër korrupsionit, të drejtat e njeriut dhe të pakicave), të kritereve të Madridit dhe kapitujve negociues 23, 24, 31 dhe 34;
2.5. Pjesëmarrja në hartimin e politikave dhe mbështetja përmes opinioneve për harmonizimin e kornizës së politikave në kuadër të kapitujve negociues 23, 24, 31, dhe 34
2.6. Ofrimi i mbështetjes për avancimin institucional për zbatimin e legjislacionit të BE-së (Acquis), në kuadër të kritereve politike të Kopenhagës (përfshirë luftën kundër korrupsionit, të drejtat e njeriut dhe të pakicave), të kritereve të Madridit dhe kapitujve negociues 23, 24, 31 dhe 34;
2.7. Pjesëmarrja dhe mbështetja për procesin e përafrimit të kapitujve përkatës të Acquis, në kuadër të kritereve politike të Kopenhagës (përfshirë luftën kundër korrupsionit, të drejtat e njeriut dhe të pakicave), të kritereve të Madridit dhe kapitujve negociues 23, 24, 31 dhe 34.
- Zyra për Kriteret Politike edhe detyrat dhe përgjegjësitë tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi dhe detyrat e përcaktuara nga Kryeministri dhe Sekretari i Përgjithshëm i ZKM-së.
- Drejtori i Zyrës për Kritere Politike i raporton dhe i përgjigjet Sekretarit të Përgjithshëm.
- Në kuadër të kësaj Zyre bëjnë pjesë Divizionet si vijon:
5.1 Divizioni për Kriteret Politike dhe Administrative;
5.2 Divizioni për Gjyqësorin dhe të Drejtat Themelore;
5.3 Divizioni për Drejtësi, Liri dhe Siguri.
- Numri i të punësuarve në Zyrën për Kriteret Politike është dhjetë (10).