Integrimi Evropian

Departamenti i kritereve ekonomike dhe tregut të brendshëm

  1. Zyra për Kriteret Ekonomike dhe Tregun e Brendshëm (ZKETB) është njësi organizative në kuadër të Zyrës së Kryeministrit e cila ka për mision të mbështes përafrimin e politikave të Republikës së Kosovës me ato të Bashkimit Evropian duke koordinuar dialog gjithëpërfshirës dhe të vazhdueshëm mes dy palëve si dhe duke bërë monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të politikave dhe kritereve të BE-së në kuadër të kritereve ekonomike të Kopenhagës dhe kapitujve negociues.
  2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrës për Kriteret Ekonomike dhe Tregun e Brendshëm janë:

2.1. Koordinimi i procesi të stabilizim-asociimit, në kuadër të kapitujve negociues në kuadër të kritereve ekonomike të Kopenhagës dhe kapitujve negociues 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 16,17, 18, 19, 20, 22, 25, 26, 28, 29, 30, 32 dhe 33, dhe koordinon punën e Nën-komiteteve përkatëse të MSA-së me BE-në;

2.2. Koordinimi i strukturave negociuese qeveritare në fushën e integrimit evropian, në kuadër të kritereve ekonomike të Kopenhagës dhe kapitujve negociues 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 16,17, 18, 19, 20, 22, 25, 26, 28, 29, 30, 32 dhe 33;

2.3. Koordinimi i përgatitjes, zbatimit dhe monitorimit të dokumenteve të Qeverisë në fushën e integrimit evropian, në kuadër të kritereve ekonomike të Kopenhagës dhe kapitujve negociues 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 16,17, 18, 19, 20, 22, 25, 26, 28, 29, 30, 32 dhe 33;

2.4. Koordinimi i raportimit të rregullt për Komisionin Evropian, në kuadër të kritereve ekonomike të Kopenhagës dhe kapitujve negociues 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 16,17, 18, 19, 20, 22, 25, 26, 28, 29, 30, 32 dhe 33;

2.5. Pjesëmarrja në hartimin e politikave dhe mbështetja përmes opinioneve për harmonizimin e kornizës së politikave në kuadër të kapitujve negociues 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 16, 17, 18, 19, 20, 22, 25, 26, 28, 29, 30, 32 dhe 33;

2.6. Ofrimi i mbështetjes për avancimin institucional për zbatimin e legjislacionit të BE-së (Acquis), në kuadër të kritereve ekonomike të Kopenhagës dhe kapitujve negociues 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 16, 17, 18, 19, 20, 22, 25, 26, 28, 29, 30, 32 dhe 33; 2.7. Pjesëmarrja dhe mbështetja për procesin e përafrimit të kapitujve përkatës të Acquis, në kuadër të kritereve ekonomike të Kopenhagës dhe kapitujve negociues 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 16, 17, 18, 19, 20, 22, 25, 26, 28, 29, 30, 32 dhe 33.

  1. Zyra për Kriteret Ekonomike dhe Tregun e Brendshëm kryen edhe detyrat dhe përgjegjësitë tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi dhe detyrat e përcaktuara nga Kryeministri dhe Sekretari i Përgjithshëm i ZKM-së.
  2. Drejtori i Zyrës për Kriteret Ekonomike dhe Tregun e Brendshëm i raporton dhe i përgjigjet Sekretarit të Përgjithshëm.
  3. Në kuadër të kësaj Zyreje bëjnë pjesë Divizionet si në vijim:

5.1. Divizioni për Ekonomi, Zhvillim Rajonal dhe Statistika;

5.2. Divizioni për Tregun e Brendshëm dhe Tregtinë; dhe

5.3. Divizioni për Politika Sociale, Arsim dhe Shëndetësi.

  1. Numri i të punësuarve në Zyrën për Kriteret Ekonomike dhe Tregun e Brendshëm është dhjetë (10).

Comments are closed.