Integrimi Evropian

Zyra për Koordinimin e Procesit të Stabilizim-Asociimit

  1. Zyra për Koordinimin e Procesit të Stabilizim-Asociimit (ZKPSA) është njësi organizative në kuadër të Zyrës së Kryeministrit e cila ka për mision koordinimin e procesit të stabilizim-asociimit, që përfshin koordinimin e planifikimit dhe monitorimit të dokumenteve të Qeverisë për këtë qëllim, dialogun e reformave me BE-në, raportimin e rregullt te BE, si dhe punën e strukturave ndër-institucionale.
  2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrës për Koordinimin e Procesit të Stabilizim-Asociimit janë:

2.1. Koordinimi horizontal i procesit të stabilizim-asociimit;

2.2. Koordinimi i strukturave negociuese qeveritare në fushën e integrimit evropian;

2.3. Koordinimi horizontal i hartimit dhe monitorimit të dokumenteve qeveritare në fushën e integrimit evropian;

2.4. Koordinimi horizontal i raportimit të rregullt në Komisionin Evropian mbi zbatimin e reformave për integrim evropian;

2.5. Ofrimi i mbështetjes, në cilësi të Sekretariatit, për strukturat ndërinstitucionale të Qeverisë për integrim evropian.

  1. Zyra për Koordinimin e Procesit të Stabilizim-Asociimit kryen edhe detyrat dhe përgjegjësitë tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi dhe detyrat e përcaktuara nga Kryeministri dhe Sekretari i Përgjithshëm i ZKM-së.
  2. Drejtori i Zyrës për Koordinimin e Procesit të Stabilizim-Asociimit i raporton dhe i përgjigjet Sekretarit të Përgjithshëm.
  3. Në kuadër të Zyrës për Koordinimin e Procesit të Stabilizim-Asociimit bëjnë pjesë divizionet si në vijim:

5.1. Divizioni për Koordinimin Horizontal të Procesit të StabilizimAsociimit; dhe

5.2. Divizioni për Koordinim Institucional.

  1. Numri i të punësuarve në Zyrën për Koordinimin e Procesit të Stabilizim-Asociimit është shtatë (7).

Comments are closed.