Approximation of Legislation

Instrumenti i BE-së për Reforma dhe Rritje Ekonomike për Ballkanin Perëndimor
Agjenda e Reformave të Kosovës

 

Instrumenti i Bashkimit Evropian për Reforma dhe Rritje Ekonomike për Ballkanin Perëndimor (IRRrE/RGF) është
kornizë e re për përshpejtimin e reformave për integrimin evropian të tërë rajonit e cila kombinon reformat
për aderim në BE me kontribut të drejtpërdrejtë financiar nga fondet e BE-së në buxhetet e gjashtë vendeve
përfituese të rajonit dhe projekte investuese për këtë qëllim. Qëllimi i IRRrE është që të mbështeten vendet
përfituese në zbatimin e reformave që kërkohen për të përmbushur kriteret për anëtarësim në BE, si dhe
për përshpejtimin e rritjes ekonomike dhe integrimit ekonomik në rajon dhe me tregun e përbashkët të BEsë.
Ky instrument është iniciuar nga Komisioni Evropian në nëntor 2023. Për këtë qëllim, KE ka miratuar Planin
e ri për Rritje Ekonomike për Ballkanin Perëndimor dhe e ka publikuar atë më 8 nëntor 2023. Objektivi kryesor
ekonomik i këtij instrumenti është dyfishimi i ekonomive të rajonit brenda dhjetë viteve të ardhshëm.
Më konkretisht, siç parasheh ky plan, IRRrE/RGF bazohet në katër shtylla kryesore dhe ka katër objektiva:
1. Të fuqizojë integrimin ekonomik me Tregut të Përbashkët të BE-së;
2. Të përshpejtojë integrimin ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes Tregut të Përbashkët Rajonal,
me fokus në shtatë fusha prioritare të ekonomisë:
1) Lëvizja e lirë e mallrave;
2) Lëvizja e lirë e shërbimeve dhe punëtorëve;
3) Qasja në Hapësirën e Përbashkët të Pagesave në Euro (SEPA/HPPE);
4) Lehtësimi i transportit rrugor;
5) Integrimi dhe dekarbonizimi i tregjeve të energjisë;
6) Tregu i përbashkët digjital; dhe
7) Integrimi në zinxhirin e furnizimit të industrive.
3. Të përshpejtojë zbatimin e reformave themelore për aderim në BE dhe rritje të qëndrueshme ekonomike,
përfshirë përmes tërheqjes së investimeve dhe forcimit të stabilitetit rajonal; dhe
4. Të shtojë ndihmën financiare në shkëmbim të zbatimit të reformave themelore dhe atyre ekonomike përmes
pakos financiare për periudhën e ardhshme afatmesme.
Pakoja financiare e IRRrE parasheh që gjatë periudhës afatmesme 2024-2027 të gjitha vendet e rajonit së
bashku të përfitojnë fonde të BE-së në vlerë prej gjithsej 6 miliardë eurosh (2 miliardë euro grante dhe 4
miliardë euro kredi). Nga kjo shumë e gjithmbarshme, secili vend do të përfitojë një shumë proporcionale,
bazuar në numrin e banorëve dhe bruto produktin e brendshëm, në shkëmbim të reformave për të
përmbushur kriteret për anëtarësim në BE në fusha prioritare. Reformat specifike për secilin vend janë
planifikuar në kuadër të Agjendave të Reformave (AR), të negociuara me KE-në, të cilat fokusohen në pesë
(5) fusha prioritare të politikave që kontribuojnë në arritjen e katër objektivave të IRRrE.
Agjenda e Reformave të Kosovës
Për të zbatuar reformat në kuadër të IRRrE, Republika e Kosovës ka negociuar me KE-në Agjendën e
Reformave të Kosovës (AR), e cila është miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës më 9 tetor 2024. AR
është dokument afatmesëm i reformave që përmban gjithsej 111 hapa reformash që do të zbatohen deri në
fund të vitit 2027 në pesë (5) fushat prioritare. IRRrE parasheh që deri në fund të vitit 2027 Kosova të përfitojë
deri në 882,609,009 euro fonde të BE-së (si grante që do të transferohen direkt në Thesar dhe si investime
në projekte infrastrukturore) pasi të ketë zbatuar të gjithë hapat e reformave të paraparë në AR.
Reformat janë objektiva afatmesme që do të arrihen në fushat përkatëse të politikave deri në fund të vitit
2027 përmes hapave të reformave. AR përmban gjithsej 30 reforma, të shpërndara në këto fusha, të
zbërthyera më tej në nënfusha (komponentë). Reformat janë të formuluara gjerësisht, duke adresuar
aspekte sistemike të avancimit të legjislacionit, politikave dhe funksionimit të institucioneve në drejtim të
përafrimit me legjislacionin, standardet dhe praktikat e mira të BE-së. Për kah fushëveprimi, ato fokusohen
në adresimin e sfidave e nevojave me prioritet në fushën përkatëse dhe kontribuojnë në arritjen në Kosovë
të qëllimeve të përcaktuara nga BE në IRRrE për të gjitha vendet e rajonit. Reformat janë të zbërthyera më
tej në hapa cilësorë dhe sasiorë të reformave, si objektiva specifike që kontribuojnë në arritjen e tyre.
Reformat dhe hapat e reformave janë identifikuar bazuar në strategjitë sektoriale të Kosovës të cilat janë në
fuqi ose në hartim e sipër, pra janë reforma të planifikuara nga vet institucionet tona në kuadër të dialogut
të reformave për integrim evropian që zhvillohet me BE-në dhe mekanizmave të tjerë të ngjashëm.
Më hollësisht, AR është e strukturuar në fusha dhe nënfusha si në vijim:
1. Qeverisja, reforma e administratës publike dhe menaxhimi i financave publike, me 4 reforma dhe 15 hapa
reformash, të shpërndarë në 2 nënfusha:
1.1. Reforma e administratës publike, dhe
1.2. Menaxhimi i financave publike;
2. Tranzicioni i gjelbër dhe ai digjital, me 8 reforma dhe 28 hapa reformash, të shpërndarë në 6 nënfusha:
2.1. Digjitalizimi i shërbimeve dhe infrastrukturave publike;
2.2. Siguria kibernetike;
2.3. Reformat e tregut;
2.4. Politika e dekarbonizimit;
2.5. Shpërndarja e burimeve të ripërtëritshme; dhe
2.6. Efiçienca e energjisë;
3. Zhvillimi i sektorit privat dhe mjedisi afarist, me 7 reforma dhe 26 hapa reformash, të shpërndarë në 2
nënfusha:
3.1. Mjedisi afarist; dhe
3.2. Qasja në financa;
4. Zhvillimi dhe ruajtja e kapitalit njerëzor, me 5 reforma dhe 19 hapa reformash, të shpërndarë në 2
nënfusha:
4.1. Arsimi; dhe
4.2. Tregu i punës; dhe
5. Bazat e aderimit në BE / Sundimi i ligjit, me 6 reforma dhe 23 hapa reformash, të shpërndarë në 6
nënfusha:
5.1. Gjyqësori;
5.2. Lufta kundër korrupsionit;
5.3. Lufta kundër krimit të organizuar;
5.4. Të drejtat themelore;
5.5. Demokracia; dhe
5.6. Politika e vizave.
Baza ligjore për zbatimin e AR është Marrëveshja për Instrumentin IRRrE (Facility Agreement), Marrëveshja
për Hua (Loan Agreement), si dhe Vendimi i Qeverisë për miratimin e RA.
AR përbëhet nga dy pjesë: teksti narrativ dhe pjesa tabelore (tabela e programimit të reformave). Ajo është
publikuar më poshtë.

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors