Në një takim konstruktiv me Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, Kryenegociatori Jeton Zulfaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj Kosovës, veçanërisht në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si dhe vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë dhe partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve.
Vëmendje e veçantë iu kushtua Procesit të Berlinit dhe rolit të rëndësishëm të Austrisë në avancimin e bashkëpunimit rajonal gjatë vitit të ardhshëm. Kryenegociatori Zulfaj theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjeve tashmë të arritura, veçanërisht atyre për lëvizjen me letërnjoftime nga Bosnia dhe Hercegovina, njohja e diplomave dhe profesioneve, duke nënvizuar ato u hapin mundësitë studentëve dhe punëtorëve.
Zbatimi i marrëveshjeve ekzistuese dhe përkthimi i tyre në përfitime konkrete për qytetarët dhe bizneset mbetet thelbësor për avancimin e bashkëpunimit rajonal.
Austria do të jetë nikoqire e Procesit të Berlinit për vitin 2027.






