Si ish-kryeministër i Belgjikës dhe raportues në hije për raportet e Parlamentit Evropian për Kosovën, z. Elio Di Rupo ka mbështetur avancimin e perspektivës evropiane të vendit tonë

Si ish-kryeministër i Belgjikës dhe raportues në hije për raportet e Parlamentit Evropian për Kosovën, z. Elio Di Rupo ka mbështetur avancimin e perspektivës evropiane të vendit tonë. Raportet për Kosovën, në hartimin e të cilave ai ka kontribuar, bëjnë thirrje që Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian dhënien e opinionit për aplikimin e Kosovës për anëtarësim.

Sot, Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, z. Jeton Zulfaj, zhvilloi takim me eurodeputetin Di Rupo në Parlamentin Evropian në Bruksel, për ta falenderuar për mbeshtetjen e tij dhe diskutuan për avancimin e aplikimit të Kosovës dhe marrjen e statusit të vendit kandidat.

Zulfaj theksoi se progresi demokratik i Kosovës, përkushtimi ndaj vlerave themelore të BE-së, të përcaktuara në nenin 2 të Traktatit për Bashkimin Evropian, dhe linjëzimi i plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së meritojnë avancimin e procesit të integrimit evropian. Ai nënvizoi rëndësinë e një procesi të zgjerimit të bazuar në merita, ku arritjet konkrete të Kosovës të reflektohen në hapa të mëtejshëm drejt anëtarësimit.

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors